Thaçi: Sali Berisha, argat i Millosheviçit. E ka furnizuar me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në “Open” ka lëshuar deklarata të forta kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Thaçi ka thënë se Berisha, ka qenë argat i Sllobodan Millosheviçit, ndërsa ka vijuar më tej duke thën se e ka furnizuar atë me armë për të vazhduar gjenocidin në Kosovë.

“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi.

LEXO DHE :  Rama sulmon kryebashkiakun e Kukësit: Pengoi ndërtimin e spitalit

“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.