‘Tha që s’dëgjon mirë’, Balla ironizon Metën: Po ja shkruaj, zgjedhjet në 30 qershor

Pak pas deklaratës së Metës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shkruar në Facebook, ku ironizon me sëmundjen e presidentit.

“Dëgjova që ka qenë i sëmurë dhe nuk dëgjon mirë. Të shkuara dhe po ja shkruaj si kryetar i Grupit. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla ka theksuar se zhdekreti i Metës është një lajthitje antikushtetuese dhe se presidenti nuk ka asgjë në dorë për datën e zgjedhjeve.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

Dëgjova nga Presidenti Meta qe ka qene i sëmure ne ketë periudhe dhe nuk dëgjon mire!

I uroj ne emër te Grupit Parlamentar shërim te shpejte dhe meqë nuk dëgjon mire po ja shkruaj si Kryetar i Grupit:

LEXO DHE :  Trump sulmon përsëri kongresmenet: Ikni në vendet tuaja, nëse nuk jeni të lumtura në SHBA

Zoti President ju nuk keni asgjë ne dore lidhur me datën e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush. ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.

Ndërsa çdekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithë vëmendjen e Parlamentit, te cilën do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen ne fjale. Te shkuara edhe njëherë Zoti President!/e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.