Tetori, muaji më emocionues për mbretërorët britanikë!
Dritare.net
Ditën e nesërme edhe Dukesha e Kambrixhit, Kate Middleton do të rikthehet zyrtarisht në punë, pas pushimit 6-mujor të lindjes. Kate do të rifillojë sërish me bamirësitë e saj. Do të vizitojë shkollën ‘Sayers Croft’, në Paddington, ku do të takojë fëmijët që marrin pjesë në aktivitete për gjelbërimin.
Një gjë tjetër që e bën emocionues këtë muaj është fakti se, princi Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Sussex-in.
Çifti ka zyrtarisht titullin, Duka dhe Dukesha e Sussex, por ata ende nuk e kanë vizituar këtë zonë, informon dritare.net
Si mund ta harrojmë dasmën madhështore të princeshë Eugenie, më 12 tetor në Windsor.
Princesha do t’i thotë ‘PO’ të fejuarit të saj, Jack Brooksbank. Princesha do të shoqërohet drejt altarit nga prindërit, princi Andrew dhe Sarah, informon dritare.net
Gjithashtu Harry dhe Megahn do të vizitojnë Holandën, më 23, deri më 24 tetor.
Uuups, desh harruam! Kemi edhe datëlindjen e princit Charles, i cili mbush 70 vjeç.
Edhe portretin e bukur të princit Louis, i cili do të jetë portreti zyrtar mbretëror për vogëlushin./K.C/dritare.net