Më parë edhe konsullata e përgjithshme gjermane në Stamboll kish marrë sinjalizim për një sulm të mundshëm që mund të ndodhte menjëherë. Konsullata dhe shkolla gjermane u mbyllën si masë parandaluese.
Duhet të evitohet territori përreth përfaqësisë në afërsi të sheshit Taksim në qendër të Stambollit, thuhet në një njoftim të konsullatës. Kemi të bëjmë me një masë thjeshtë kujdesi. Gjendja e rrezikshmërisë nuk ka ndryshuar në krahasim me ditët e kaluara, thuhet më tej. Megjithatë në njoftim shprehimisht thuhet: "ju lutemi evitoni zonën përreth konsullatës së përgjithshme."
Ambasada gjermane në Ankara dy ditë më parë i paralajmëroi qytetarët gjermanë për atentate të tjera të mundshme në kryeqytetin e Turqisë. Këto atentate mund të ndodhin në një kohë shumë të afërt. "Ju lutemi, kthehuni menjëherë në shtëpi dhe prisni atje udhëzimet e tjera", thuhej në një lajmërim për qytetarët gjermanë në Ankara. Ka paralajmërime konkrete për atentate, midis të tjerave në qendrat tregtare. "Na duhet të besojmë se ka edhe kërcënime të tjera para nesh". Shkolla gjermane dhe kopështi u mbyllën para kohe.