Tërmeti/ Zbarkojnë në Shqipëri avionët me ndihma nga Bashkimi Europian!
Dritare.net
Ditën e sotme, në vendin tonë kanë mbërritur edhe avionët e parë me ndihma nga Bashkimi Europian.
Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.
“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.
Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë ka thënë se janë këtu për të dhënë një mesazh solidariteti.
“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli ejtori i Rezervave të Shtetit./ I.M-Dritare.net