Tërmeti/ Qeveria akordon nga 1 milionë lekë për familjet e dy vëllezërve nga Kosova

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosr që familjeve të dy viktimave nga Kosova, që humbën jetën pas tërmetit, t’u akordohen nga 1 milionë lekë.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

LEXO DHE :  Në emër të shpresës, Era Rusi dhe Ylli Baka këngë për tërmetin

Kutojmë se dy vëllezërit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç, humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.