Tërmeti në Itali, 8- vjeçarja vdes duke mbrojtur motrën
E Enjte 25 Gusht 2016, 14:02
Dritare.net
“Daily Mail” publikon historinë e një 8-vjeçareje e cila thuhet se humbi jetën nën gërmadhat e tërmetit në Pescara del Tronto duke mbrojtur motrën e saj më të vogël.
Giulia Renaldo u hodh me trup në mbrojtje të motrës duke sakrifikuar veten për të.
Dy vajzat u gjetën nën gërmadhat e shtëpisë, por vetëm njëra mbijetoi.
Gjyshja e tyre, Angela Cafini nuk ka më lot. ‘Giulia vdiq duke mbrojtur motrën. Iu hodh dhe e pushtoi. Kjo është arsyeja e vetme që e vogla është ende gjallë. Nuk ka asnjë gërvishtje sepse e gjithë pesha e shtëpisë ra mbi Giulia”, thotë Angela.