Tërmeti/ Ahmetaj: Buxheti nuk do të cenohet, asnjë taksë nuk rritet
Dritare.net
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe ish ministër i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së mbajtur në kuvend, ka folur për tërmetin e datës 26 dhe për buxhetin e shtetit të 2020.
Ahmetaj, ka siguruar të gjithë se buxheti i shtetit nuk do cënohet nga pasojat që la pas tërmeti.
Ahmetaj ka thënë më tej se asnjë taksë nuk do të rritet.
“Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit.
E theksoj është dinamik, ska rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD.
Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE.
Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë.
Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.
Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike.
Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes.
E treta nuk rrit direkt borxhin me operacionet korrente.
Vende të tjera u ka kapërcyer me 3 a 4 % të GDP deficiti kur kanë pasur tragjedi të tilla. 200 mld usd nga uragani kaltrina, në Serbi i kërëceu deficiti nga 2 në 5 minus”, tha Ahmetaj./ I.M-Dritare.net