Tërmeti/ 50 artistë të njohur mbrëmje bamirësie ditën e diele
E Premte 6 Dhjetor 2019, 18:06
Dritare.net
50 artistë nga të gjitha fushat, nën organizimin e sopranos së njohur Inva Mula, do të të organizojë më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit.
Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftese.
Mbrëmja e bamirësisë do të organizohet në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 17:00 këtë të diel./ I.M-Dritare.net