Tërmetet/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Tiranë

Pas tërmeteve të fuqishme në vendin tonë, pasditen e sotme është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile në Tiranë.

Emergjencat Civile janë mbledhur me qëllim për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak deklaroi se në lidhje me këtë rast kërkon marrjen e masave të menjëhershme.

“Këshilltarët duhet të zbresin në terren për të ndihmuar qytetarët. Nga të gjithë kërkoj raportim për atë që ka ndodhur dhe si është situata në terren nga tërmeti. Në çdo njësi administrative kemi stafe në terren. Nga raportimet që mora, mora vesh që në disa vende ka shumë çadra dhe në disa nuk ka fare. Për shembull nëse nuk ka nevojë aspak te Liqeni i Thatë, çadrat mund të lëvizen nga ky vend te Don Bosko a tjetër vend që ka më shumë persona”, tha Veliaj.

“Do të duhet të vlerësojmë se cilat familje kanë nevojë më shumë dhe cilat nga ta kanë nevojë për një ndihmë afatgjatë. Nëse një familje ka shumë persona, atëherë kanë nevojë më tepër nevojë. Konviktet janë perfekt. Në Durrës, nëse nuk duan që të strehohen te Kavalishenca, mund të strehohen te Qyteti Studenti dhe banesat sociale. Një nga konviktet të bëhen pastër dhe të jetë gati. Punonjësit tanë social do të duhet që të komunikojnë me nxënësit, që njerëzit t’i kthehen normalitetit. Nuk do ketë shkollë në Tiranë që nuk do ketë psikolog që të ndihmojë nxënësit që ata t’i kthehen normalitetit, lojërave, mësimeve. Është më mirë kur ua mësojmë dhe shpjegojmë. Duhen parë edhe kush janë në vështirësi pa leje që të ndihmohen më shumë, sepse në tërësi ata që janë të varfër dëmtohen më shumë, për shkak se shtëpia e tij nuk ka ndërtim të fortë. Të ketë transparencë për çdo veprim. Duam mos të ketë spekulant. Të bëjmë foto e do akordohet fond, duke qenë rigoroz në kohë e procedura”, tha Veliaj më tej./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Basha njofton deklaratë të rëndësishme për media

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.