Tentoi të kalonte kufirin pa deklaruar paratë, procedohet 55-vjeçari

Policia Kufitare ka proceduar penalisht një 55-vjeçar, pasi nuk kishte deklaruar të hollat në kufi. 55-vjeçari sekuestroi rreth 23.250 euro

“Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për  forcimin e  kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00  është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e   Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi  të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve,  materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Le Iene: Ja çfarë po ndodh me Alvin Berishën që ndodhet në Siri!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.