Tensione në Kuvend/ Opozita kërcënon me ndërprerjen e punimeve
Dritare.net
“Të zbatohet menjëherë vendimi për Gjykatën Kushtetuese të dy deputetët, zoti Suli që e ka kërkuar vetë, dhe zonja Leskaj. Çuat Koçon, çoni dhe dy të tjetrët t’i vendosë gjykata. Nëse Gjykata i nxjerr të pafajshëm, i kërkojmë falje, por tua fshehim deputetët me forcën e kartonit është grusht shteti dhe në këtë formë ky Parlament nuk vazhdon punën e vet”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.
Opozita ka këmbngulur në ndërprerjen e seancës duke goditur tavolinat me grushte.
Bllokime në Kuvend/ Opozita zapton faltoren, ndalojnë Rakip Sulin të flasë
Seanca parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel. Më pas, deputeti demokrat Eduard Halimi ka mbajtur dhe qëndrimin e opozitës në Parlament, ku akuzoi se kryeministri ka bërë një grusht kushtetues.
Ai tha se në Parlament ka persona të inkriminuar të cilët mbrohen nga kryeministri, ndërsa shprehu vendosmërinë e opozitës për të larguar deputetët që dyshohet se kanë përfituar fonde publike.
“Në këto kushte opozita dhe gjithë qytetarët janë të vendosur se ky Parlament nuk mund të vazhdojë funksionin e vet pa larguar dhe pa iu dorëzuar drejtësisë deputetët që dyshohen se kanë përfituar fonde publike dhe pa zbatuar gërmë më gërmë ccdo vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha deputeti Halimi.
Më pas seanca u ndërpre për 5 minuta, për shkak të tensionit në sallë mes deputetëve të opozitës dhe deputetit Rakip Suli.