Tenistja Maria Sharapova pozitive në testin e antidopingut, braktiset nga "Nike"
E Martë 8 Mars 2016, 11:11
Dritare.net
Sharapova deklaroi se e ka përdorur këtë medikament prej 10 vitesh për arsye shëndetësore dhe ka qenë këshilluar nga mjeku i familjes. Por, sipas tenistes, meldoniumi nuk ka qenë një substancë e shpallur si e paligjshme nga agjencia kundër dopingut, WADA. Por, mesa duket më 1 janar rregullat kanë ndryshuar dhe meldonium është kthyer në një medikament të ndaluar.
“Nike” ka pezulluar kontratën me 28 vjeçaren duke deklaruar se ishte habitur dhe trishtuar pas këtij lajmi. Marrëdhënia e Maria Sharapova me “Nike” daton që kur ajo ishte 11 vjeç.