Temperaturat ekstreme/ Instituti i Shëndetit Publik: Ja çfarë ju këshillohet të bëni!

Ditët e fundit, Shqipëria ka qenë pushtuar nga temperaturat ekstreme. Duke para situatën, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla, në mënyrë që të shmangim efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta.

“☀️ Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të 🌡tempreaturave të larta këshillohet:

🔸 Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga  ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).
🔹 Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
🔸 Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠
🔹 Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡
🔸 Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤
🔹 Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗
🔸 Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚
🔹 Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
🔸 Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 🛀”, këshillon ISHP-ja./K.C/dritare.net 

LEXO DHE :  Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.