Telegramet e urimit për Ramën nga politika shqiptare
Dritare.net
Sali Berisha: Se nga dole ti trim, vetëm ata francezët e dinë?! Nejse, ta gëzosh. Dhe mbase me këtë rast merr zemër dhe futesh në zgjedhje i vetëm.
Petrit Vasili: Shumë mirë që more dekoratën. Tani duhet të bësh trimërinë.
Eduard Shalsi: I dashur Komandant! Akoma nuk ia kam marrë dorën me këtë ndarjen territoriale, por sapo më njoftuan ca kryetarë bashkish se çmimi i hashashit ka shkuar 200 mijë lekë për kile. Pse ka ndodhur kjo punë nuk e di, por besoj se nuk do jemi pa lek në këtë prag fushate.
Elvis Roshi: Tani na ke frymzu tamam. Tani kemi edhe ne komandant me grada prej vërteti dhe jo nga këto që shpërndan Nishani.
Milva Ikonomi: I dashur Komandant, pas sihariqit që morëm, rezultoi një rritje e paparë e entuziazmit tek njerëzit e cila u reflektua me rritjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Erjon Veliaj: Pas titullit kapiten, ja ku erdhi tani edhe ai i Komandantit. Skuadra jonë nuk do përmbahet më tani. Në tokë, në dete, në ajër (sa të mësoj parashutën), do jemi të papërmbajtshëm./dritare.net