Masakra te Zogu i Parë, Krimet e Rënda: Burgim i përjetshëm për italianin

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin për autorët e masakrës në bulevardin “Zogu i Parë”, ku mbetën të vrarë tre persona. Burgimi i përjetshëm është lënë në fuqi për italianin Salvadore Letizia dhe 27 vjet për Markelian Doçin e 20 vjet për Klevi Doçin.

Tre personat akuzohen për vrasjen e Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku pas përplasjes me armë te Zogu i Parë. Ngjarja në fjalë është një nga më të bujshmet e ndodhura në kryeqytet dhe është vijim i një konflikti të nisur në dhjetor të 2014-ës, ku Mentor Lufi është plagosur me armë zjarri te stadiumi “Dinamo” dhe ai ka dyshuar se sulmi është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku, pasi mes tyre kishte nisur një konflikt në Holandë.

LEXO DHE :  Cakaj: Kemi plotësuar kushtet, Shqipëria është gati për në BE

Më pas, në prill të 2015-ës dy vëllezërit Doçi i kanë bërë atentat Durim Sulkut në Ridderkerk të Holandës.  Nga veprimet e policisë holandeze tregohet se Durim Sulku gjendej në një makinë Smart kur është qëlluar disa herë nga Markeljan Doçi, i cili shoqërohej nga vëllai Klevi Doçi.

Ndërkohë për masakrën e bulevardit “Zogu i Parë”, thuhet nga organet ligjzbatuese se Mentor Lufi dhe dy nipat Markeljan e Klevi Doçi si dhe Gerti Goxhaj kanë qenë në një lokal të në Tiranë, kur u bë atentati ndaj tyre./K.C/dritare.net

Italiani Salvatore Letizia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.