Të shtëna me armë në fshat, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër
E Diel 28 Korrik 2019, 09:09
Dritare.net
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 16 fishekë luftarak.
Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshatin Grudë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./E.B-dritare.net