Te Reja, një klasë prenatale, sepse bebet të çojnë në re nga lumturia!

Materniteti SUOGJ “Mbretëresha Garaldinë” ka organizuar një klasë prenatale në ambientet e Resë në Tiranë. Ashtu siç tha dhe ministria Manastirliu prezente në këtë bashkëbisedim me nëna të reja apo gra shtatzëna, gjetja e këtij vendi është shumë simbolike sepse edhe një shtatzëni dhe një fëmijë në familje të ngre në re dhe të lumturon.

Mjekët e spitalit, jo vetëm iu përgjigjën pyetjeve të nënave të reja, por dhe u shpjeguan atyre tema mbi shtatzëninë, rreziqet, lindjen, të porsalindurit.

Pasi u bëri një prezantim të shkurtër të shërbimeve të suksesshme që ata mundësojnë, drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, Prof.Asc Eliona Demaliaj i ftoi ato, ta bëjnë këtë spital pjesë në rrugëtimin e shtatzënive të tyre.

LEXO DHE :  Kallëzimi i plotë/ Meta thirrje Prokurorisë të sekuestrojë regjistrimet nga mbledhjet e KED: Mund të manipulohen!

Ministria Manastirliu jo vetëm bashkëbisedoi me gratë si një nënë dhe grua, por shpjegoi dhe sukseset si ministre duke shpjeguar politikat shëndetësore dhe sociale që  ka ndërmarrë në ndihmë të nënës dhe fëmijës. Investimet që janë kryer në maternitetet e rretheve dhe bonusin e bebit. Një iniciativë në ndihmë të familjeve./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.