Të pathyeshmit, arinjtë e ujit ngecin në Hënë
Dritare.net
Tardigadat, që shpesh quhen arinj uji janë krijesa nën një milimetër të gjata, që mund të mbijetojnë në temperatura 150 gradë celsius dhe të ngrira deri në zero absolute.
Arinjtë e ujit po udhëtonin në një anije kozmike izraelite, që u rrëzua në Hënë në prill. Dhe bashkëthemeluesi që i vendosi këto gjallesa në atë anije, thotë se, përfundimisht ato janë ende gjallë në Hënë, informon dritare.net
Arinjtë e ujit ishin dehidratuar dhe u vendosën në një qelibar artificial me gjysmë jete.
"Ne besojmë se shanset që tardigadat të mbijetojnë janë jashtëzakonisht të larta." -tha shefi i Fondacionit Arch Mission, Nova Spivack.
Fondacioni i cili përditësohet vazhdimisht me njohuri nga planeti Tokë, për biologjinë, ose mbrojtjen e plantit, dërgon lokacione të ndryshme diellore.
"Biblioteka hënore", që i ngjan një DVD-je që përmban një arkiv prej 30 milionë faqesh të historisë njerëzore të shikuar nën mikroskopë, si dhe ADN të njeriut, po bartej në tokën e robotëve 'Beresheet'.
Dhe përkrah tyre ishin tardigadat të dehidratuara, disa në qelibar dhe disa të lidhura me shirita.
Për shumicën e krijesave nuk do të kishte kthim nga dehidratimi, jetesa pa ujë është pothuajse e pamundur, por për tardigadat është krejt e kundërta. Shkencëtarët thonë se, pas katër muajsh ata janë ende gjallë në Hënë./K.C/dritare.net