Të jesh mama është e vështirë, Emina Çunmulaj sapo na e provoi!
E Enjte 4 Korrik 2019, 13:01
Dritare.net
Sëbashku me dy vajzat dhe bashkëshortin, këtë verë, kanë zgjedhur Turqinë për të pushuar. Emina gjithmonë është treguar modeste, edhe pse është bashkëshortja e një miliarderi.
Sot, ajo na tregoi dhe pse është një modele e mirënjohur në botë, kur bëhesh mama, gjërat ndryshojnë.
Përmes një postimi në Instagram, modelja ka nxjerrë një foto me vajzat, dhe vë në dukje thonjtë e saj, që ishin një me manikyr një pa manikyr.
"Gëzuar 4 korrikun, me dashuri nga Turqia. Dhe gëzuar me thonjtë e mi gjysmë të lyer me manikyr. Jetë mamaje", shkruan Emina./E.B-dritare.net