Të hënën priten surpriza/ Ristani: Gati për paketën McAllister plus
Dritare.net
Këto deklarata Ristani i bëri nga studio e “News24” duke ju referuar vizitës së ndihëm sekretarit amerikanë të shtetit që viziton të hënën Shqipërinë.
“Ne kemi bërë të qartë se kemi dy shtylla kryesore: qeveria teknike pa Ramën kryeministër, dhe së dyti votimi dhe numërimi elektronik. Në negociatat që janë zhvilluar Basha ka lëshuar, duke kërkuar që të zbatohet të paktën njëra nga shtyllat në mënyrë të plotë, dhe tjetra të zbatohet pjesërisht. Oferta është shumë e ndershme dhe e sinqertë. Paketa McAllister realizonte një pjesë të gjësë, por nuk realizonte të plotë as qeverinë teknike pa Ramën, dhe as numërimin dhe votimin elektronik.
Për një “McAllister plus” mund të diskutojmë. Rama përveçse është një shkaktar i krizës, është edhe një mashtrues ordiner. Nga paketa McAllister filloi të bënte numra, jo zv.ministra. E bënte si pazari i Roskovecit, të jap një rosë, me jep një bibë. I ka të gjitha mashtrimet me radhë, siç bëri edhe mashtrimin me 300 mijë vendet e punës”, tha deputeti Ristani./dritare.net