Të gjithë drejt Spanjës! Të luash kalçeto me kolegët paguhet si orë pune
Dritare.net
Të luash kalçeto me kolegët e punës nga tani do të quhet orar pune dhe dëmtimet do të quhen dëmtime në punë.
Po si nisi historia që tashmë është një ligj. Gjithçka filloi nga një fabrikë duhani në Galizi, e cila kishte traditë organizimin e kampionateve mes punëtorëve dhe kultivuesve të duhanit në zonë.
Ky turne merrej seriozisht si nga punëkërkuesit edhe nga punëdhënësi duke e shkruar edhe në kontratë. Por më e bukura ishte se sindikatat e morën seriozisht duke kërkuar që për këta punonjës që ishin pjesëmarrës në turne orët e lojës të cilësoheshin si orar pune.
Befasues ishte vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila mori vendimin sipas kërkesave të sindikatave dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë të punojmë në fabrikat e duhanit në Galizi, të luajmë futboll dhe të marrim para edhe për argëtimin./ e.k-Dritare.net