Nga Dritare.net
Alba Ramaj është larguar nga Fieri, për në Angli, kur ishte 16 vjeç. Në Angli iu dedikua mësimeve dhe përfundoi studimet për Financë, në një prej universiteteve me të vlerësuara në Londër, në Royal Holloway.
Pasi qëndroi për rreth shtatë vite në Angli, 26 vjeçarja rikthehet në Shqipëri, ku punon pranë një banke të nivelit të dytë, si kryespecialiste e menaxhimit të riskut.
Gjithashtu, Alba është administratore pranë Kompleksit ALBES.
“Projekti i ALBES është më shumë se një biznes për ne, është familje,- rrëfen Alba për dritare.net, duke na ftuar të njihemi me ambjentet e Kompleksit ALBES.
Keni parë pit stop më të mirë në Shqipëri?
Çdokush që ka hyrë ose dalë nga qyteti i Fierit, nuk mund të mos ketë parë kompleksin luksoz. Një prej investimeve më të fundit në qytet, i cili po vendos standarte të reja në cilësi dhe shërbim. Nuk është vetëm një pike karburanti, por është shumë më tepër.
Kompleksi përmban dhe Hotel me 4 yje, bar-restorant, si edhe mini-market. Kompleksi ALBES është vendi i vetëm në Fier, ku të gjitha shërbimet ofrohen 24 orë.
Sapo hyn, menjëherë të bie në sy arredimi luksoz, stafi miqësor, kujdesi deri në detaje, si edhe inovacioni, ndërlidhur me ngjyrën e bardhë dhe gri. Një kombinim shumë i veçantë, ku përcillet ndjesia e pastërtisë dhe elegancës. Alba tregon për dritare.net, se plani i kompleksit është realizuar nga një studio projektuesish italiane, si edhe të gjitha mobiljet janë të importuara nga Italia.
Edhe pse u inagurua jo më larg se tre muaj më parë, në 1 qershor, tani të gjithë e njohin Kompleksin ALBES si pit stopin më të mirë në Jug. Për të qëndruar e pushuar duke u shndërruar nga një pikë karburanti, në një pikë takimi të Fierit.
“ALBES është një biznes familjar, ndaj edhe ne funksionojmë si një skuadër. Pavarësisht impenjimeve të tjera, të gjithë japim kontributin tonë për ALBES. Duke qenë se unë kam studiuar për ekonomi, jam më tepër te fusha e financave, ndërkohë vëllai, Besmiri, kontribuon për menaxhimin. Edhe emri që kemi vendosur, janë gërmat e para të emrave tanë.”
Alba ka tre vite që është rikthyer në Shqipëri, por sërish ndihet e palarguar nga Londra, ndaj për të është e rëndësishme që në Kompleksin ALBES të sjellë frymën britanike, veçanërisht te shërbimi.
“Para se të fillonim ne i kushtuam një rëndësi të madhe stafit që do të punësonim. Tashmë ne kemi një staf prej 40 personash, ku secili prej tyre ka bërë trajnimin e nevojshëm, për të qenë sa më të kualifikuar, por mbi të gjitha janë të buzëqeshur. Pasi çelësi i suksesit janë njerëzit me të cilët punojmë, pasi ata kanë kontaktin e parë me klientët.
Ne ndjekim moton, ‘klienti ka të drejtë dhe kur nuk ka të drejtë’, - qesh edhe Alba, teksa kujdeset me sy për gjithë klientët e restorantit.
Nuk është pikë karburanti, por pikëtakimi
Edhe pse shumë pak muaj kanë kaluar që nga hapja, hoteli, ka qenë gjithmonë i rezervuar. Kjo ndikuar edhe nga vendodhja strategjike e kompleksit, por edhe nga arredimi i veçantë, që nga holli deri te dhomat. Me teknologjinë e fundit, si sistemi i kartave të cilat hapin dyert e aktivizojnë energjinë në dhomë. Dhomat janë totalisht soundproof, hoteli është i veshur i gjithi në moket.
“Fillimi për ne ka qenë shumë i mbarë, nisur edhe nga pozicioni, pasi jemi në hyrje dhe dalje të Fierit. Klientët më të shpeshtë kanë qenë të huaj që shkonin ose ktheheshin nga jugu, por edhe shqiptarë, të cilët kërkonin të pushonin një natë. Ne kemi 8 dhoma të disponueshme, e ajo që na diferencon është cilësia e shërbimit, arredimi, si edhe çmimet, ku një natë kushton vetëm 4 mijë lekë, me mëngjesin e përfshirë. Njerëzit janë bazuar edhe në TripAdvisor dhe Booking.com, ku kemi notën më të lartë vlerësuese midis të gjithë hoteleve të qytetit. Ndaj edhe booking ka qenë përtej pritshmërive tona.
ALBES ka shërbimin POS të pranimit të pagesave me kartë (karta visa, mastercard, american express) në të gjitë sektorët e shërbimit, që nuk e ka asnjë pikë tjetër në Fier.
Projekti i radhës për dimrin është teknologjia e ngrohjes me Infrared, e cila do të mundësojë qëndrimine njerëzve në verandë, pa ndjerë të ftohtin. Kjo teknologji arrin të ngrohë objektin, individin, por jo ajrin. Për momentin, në Shqipëri kjo është teknologji e panjohur.
Ndriçimi në ALBES ndryshon në katër ngjyra, (bardhë, gjelbër, blu dhe të kuqe).Madje për festat e fundvitit do të jemi përgjatë gjithë muajit, me ngjyrën e kuqe. Të gjitha ambientet e ndriçimit në mund të ndryshohen nga një Ipad, pasi janë të lidhura në rrjet. Kjo na bën të vetmen pikë shërbimi në Shqipëri, me një teknologji të tillë.
Ne duam të ndërtojmë një biznes që reziston në vite, për vlerat dhe kulturën që ne duam të sjellim në treg. Jemi gjithmonë në studim të tregut, për të sjellë kreativitet dhe inovacion, në secilin sektor shërbimi.
Si edhe, kemi një projekt për të karikuar makinat me bateri, ndër karburantet e para që e ofrojmë si shërbim. Shumë shpejt do të fusim edhe shërbimin ATM, pra instalimin e nje bankomati ne ambientet e kompleksit, si edhe shërbimin delivery.
Alba tregon për dritare.net se një nga pikat më të forta të kompleksit është restoranti dhe pjatat e veçanta që përgatiten, ku çdo gjë shërbehet e freskët, por mbi të gjitha shumë të shëndetshme.
“Për ne është shumë e rëndësishme që ushqimet të jenë sa më të shëndetshme e të freskëta. Kuzhinieri ynë ka një eksperiencë të gjatë, por për përgatitjen e picave, personeli është trajnuar nga një picier i famshem italian nga Milano, Francesco Genchi.
Aktualisht po mundohemi të krijojmë disa produkte të tona, për të na identifikuar. Klientët të hanë te ne diçka që nuk e gjejnë dot në vend tjetër. Ne jemi munduar të ndwrthurim disa kuzhina, pasi përveç atyre tradicionale, si tava tradicionale fierake, ofrojmë edhe ushqim italian, turk, grek, amerikan etj.
Nisur nga eksperienca ime në Angli, shumë shpejt do të prezantojmë dhe konceptin e "afternoon tea" me çajëra të ndryshëm anglez,” thotë Alba, teksa në sytë vihet re dashuria që ka për kulturën britanike.
ALBES nuk është një vend ku mblidhen vetëm familjarët, por duket se po kthehet në një pikë të preferuar edhe nga personazhe publike. Ndër të parët që e kanë vizituar kanë qenë Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Rudina Xhunga, Lorenc Vangjeli, Ardian Fullani, Flori Mumajesi, 2 Ton, Stresi, Aferdita Dreshaj, Erion Bogdani, ministra te ndryshëm e njerëz të politikës.
Dhe s'ka si të ndodhë ndryshe; të gjitha rruget të çojnë te ALBES./dritare.net