Parandalon plakjen e menjëhershme : Karrota përmban beta-karoten, acid folik, fibra dhe magnez, të gjithë këta përbërës janë të këshillueshëm që të mbeteni gjithmonë të rinj. Ato ndihmojnë mëlçinë të prodhojë vitaminë A, kjo e fundit ndihmon shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga veprimi i radikaleve të lira.
Ndihmojnë tretjen : Personat që vuajnë nga konstipacioni, duhet të hanë sa më shumë karrota të gjalla. Por karrotat janë një ushqim i shkëlqyer edhe për ata që kanë probleme me diarrenë, gastritin, uclerën apo kur keni djegie të stomakut. Karrotat janë të këshillueshme edhe kur keni probleme me parazitët e zorrëve ose infeksione të ndryshme.
Ushqimi magjik i shtatzënisë : Karotat nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor. Vitamina A që përmban karrota është shumë e këshillueshme gjatë kësaj periudhe. Ndihmon formimin e qelizave të reja në organizëm. Gjatë ushqyerjes me gji femrat duhet të hanë 2 deri në karota në ditë, pasi nxit prodhimin e qumështit të gjirit.
Rregullon sheqerin në gjak : Karota e gjallë është e këshillueshme për personat që vuajnë nga diabeti pasi ajo përmban karbohidrate natyrale. Karbohidratet përthithen lehtësisht nga organizmi dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe shikimin, dy probleme nga të cilat vuajnë personat e prekur nga diabeti.
Ndikimi i karotës në shëndetin mendor është i jashtëzakonshëm. Kjo ndodhpasi karrota përmban fosfor dhe potas. Këta dy përbërës rigjenerojnë nervat dhe ulin efektet e shkaktuara nga stresi. Nëse kohët e fundit harroni shpesh ku i vendosni gjërat, është koha të hani një karotë./Living