Të dielën dita pa makina, ja si devijohet trafiku në Tiranë!
Dritare.net
Gjatë gjithë ditës Bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa qyteti do të jetë tërësisht i qytetarëve këmbësorë.
Gjithashtu janë marrë shumë masa, që ndalojnë qarkullimin e mjeteve në disa rrugë .
Masat e marra parashikojnë:
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
Në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.
Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:
Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë.
Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit.
Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.
Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.
Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora”
Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.
Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.
Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse.
Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”./ I.M-Dritare.net