Taylor Swift hyn në telashe, përfundon në gjyq

Taylor Swift e ka gjetur veten përsëri në telashe. Këngëtarje hitit “Look What You Made Me Do”, është hedhur në gjyq ka dy tekstshkrues, Nathan Butler dhe Sean Hall, të cilët e kanë akuzuar Swft për plagjaturë. Sipas tyre teksti i këngës “Shake it Off”, është kopjuar nga kënga “Playas Gon’ Play” e grupit 3LË.  Hall dhe Butler thonë se 20% e këngës së Taylor është, teksti i tyre.

Ndërkohë, menaxheri i Swift, tha se kjo akuzë është qesharake dhe se asgjë nuk është vjedhur nga kënga e tyre. Sipas tij, dy tekstshkruasit i janë drejtuar sallave gjyqsore vetëm për të përfituar para, shkruan Daily Mail.

LEXO DHE :  Anxhela Peristeri: Preva fustanin në minutën e fundit të festivalit!

“Playas Gon’ Play” në vitin 2001 ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke hyrë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” ndërsa Taylor Swift me “Shake it Off” ka arritur të fitojë disa çmime “Grammy”.

Dritare.net sjell më poshtë dy këngët, vendosni ju nëse Swift ka kopjuar apo jo./Dritare.net


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.