Taulant Balla i bën ofertë Bashës për të hyrë në zgjedhjet lokale

Taulant Balla i ftuar në studion e News 24 dhe i pytur së çfarë ofron PS për Bashën, ai ka thënë se nëse kreu i PD do 2-3 ditë kohë për tu regjistruar në zgjedhje le ti marrë, por kurrsesi data e zgjedhjeve lokale nuk do të shtyhet.

“Unë gjej rastin ta përshëndes grupin Kristian-demokratë, CDU të cilët përmes nënkryetarit të tyre ishin shumë të qartë në shpjegimin e dialogut, ky dialog duhet të jetë pa asnjë kusht. Nëse Basha vijon të insistojë në kërkesat antikushtetuese, fëminore, sa herë të ketë zgjedhje të marrë Luli një copë pushtet, kur Luli të jetë gati të futet në zgjedhje. Po ua them Luli s’ka për të qenë kurrë gati për zgjedhje. Në 2017 mori 6 ministri për zgjedhje, dhe kur u shkua më pas në këto ministri u deshën javë të tëra për ti vënë në punë, pasi kishin hyrë persona të papërgjegjshëm. Më 30 qershor janë zgjedhjet, nëse do edhe dy tri kohë për të regjistruar kandidatët le të regjistrojë të hyjë në zgjedhje, të humbi prapë dhe të fillojë të përgatitet për 2021. Jemi të vendosur në këtë rrugë që kemi nisur. Kjo dhunë kundër institucioneve nuk është kundër PS, po kundër reformave, kundër shqiptarëve’, u deputeti Taulant Balla./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Rama publikon foton e Rilindjes Urbane në Mirditë: S’ka nevojë për komente

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.