TAP/ Nisin punimet për seksionin detar, Rama: Projekti garanton ekonomi të qëndrueshme
Dritare.net
Në nisje të punimeve për seksionin detar të TAP, Rama theksoi se kjo do të sigurojë lidhjen e gazsjellësit të Shqipërisë me Italinë.
“Më vjen shumë mirë të them sot se jemi në momentin e heqjes së lakut nga fyti nga ky territor. Në javët në vijim do mund të finalizojmë kontratën, pastaj nisim punimet për të mos i ndalur më në infrastrukturën publike. Por, mendoj që ia vlen të nënvizohet se ekonomia shqiptare do marrë 1 miliard euro injeksione në dy dekada të ardhshme dhe këtë e thotë një studimi i Universitetit të Oksfordit. Gjithashtu kjo do të krijojë një industri të re në Shqipëri, kjo e kthen TAP në një kompani, investitor, por shërben si një forcë shtytëse për ekonominë e së ardhmes. Tashmë ka përfunduar 80% e projektit, e tashmë fillon lidhja me Italinë. Kur përfaqësuesit e TAP u shprehen se në Shqipëri mund të ketë pengesa dhe vonesa në projekt. Ky grup erdhi më pas në zyrën time dhe më tha se në të gjithë vendet e tjera kanë patur probleme, por vetëm në Shqipëri jo. Ndryshe nga çfarë shkruhet hera herës në raportet e caktuara, Shqipëria nuk është e vështirë për investimet e huaja. TAP ka krijuar punë dhe krijon mundësi që nga punëtorët, por edhe tek njerëzit e kualifikuar, të cilëve iu jep mundësinë për punën dhe profesionin e tyre si dhe paguhen shumë mirë dhe me pagë të kënaqshme. Ka shumë të rinj dhe të reja që janë kthyer nga vendet e tjera për të ardhur e punuar në vendin e tyre” , tha kryeminsitri Rama. V.D/dritare.net/