Takohemi në përralla: Pse këshilla e Rudina Xhungës vlen kaq shumë për prindërit
Dritare.net
“Takohemi në letërsi, takohemi në libra, takohemi në përralla si kjo që do të lexoj unë tani,” thotë ajo dhe nis të lexojë një pjesë nga libri “Përrallat e Pitilushes”.
Shumë faleminderit #RudinaXhunga?? që i bashkohesh Lëvizjes Kombëtare për Lexim?
Vetëm #bashkë mund t’ia dalim që t’u kthejmë shqiptarëve të gjeneratës tjetër kënaqësinë e Leximit?,dmth të Emancipimit.
??Kjo është emergjencë kombëtare!@RudinaXhunga pic.twitter.com/bF2mz0khHq
— Mirela Kumbaro (@MirelaKumbaro) November 24, 2018
Ajo që bën gazetarja dhe shkrimtarja – pra, të lexuarit e përrallave me fëmijët – është një manual i denjë për nënat e reja dhe jo vetëm.
Të lexuarit me fëmijën konsiderohet si një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjnë prindërit, pasi përveçse zhvillon imagjinatën, rrit mbi të gjitha dëshirën e tyre për libra.
Ndër të tjera, sjell një raport më të ngrohtë prindër-fëmijë.
“Përrallat e Pitilushes” u botua për herë të parë për Krishtlindje në vitin 2016; një libër i përbërë nga 10 përralla dhe 1 tregim, i shoqëruar me ilustrime të krijuara posaçërisht për historitë.
“Pitilushja është jona, përrallat janë tuaja”, shkruan ajo në nisje të përrallave, duke i dhënë mundësinë gjithë prindërve t’i përshtasin ato sipas dëshirës, njësoj si ajo me të bijën, vogëlushen Alana, e cila është edhe bashkë-autore e librit “Përrallat e Pitilushes”./ Anabel.al