Takime elektorale në ambiente kishtare/ Kisha Ortodokse: Të paligjshme, të mos përsëriten!

Për përdorimin e kishave për takime elektorale nga ana e socialistëve, ka reaguar edhe Kisha Ortodokse. Kisha ortodokse bën thirrje që këto veprime të mos përsëriten më. Sipas Kishës Ortodokse, përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitete politike, përben fyerje të ndjenjave komunitare dhe institucionale.

“Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.
Tiranë, 24 qershor, 2019
Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Kryebashkiaku Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.