Tahiri në Gjykatë: Edi Rama është Shefi im i madh
E Enjte 19 Shtator 2019, 12:12
Dritare.net
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dhënë argumentet e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në lidhje me akuzat ndaj tij, dhe pretencën e prokurorisë e cila kërkon 12 vite burg për të.
Tahiri ka folur për " Shefin e madh" që dëgjohet në përgjimet e grupit Habilaj.
Tahiri ka thënë se as ai e as Rama nuk janë "Shefi i madh" por sigurisht që sipas tij Rama është shefi i madh në politikë.
“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri./ I.M-Dritare.net