Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëroi ka zhvilluar një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Tahiri u shpreh se ka heshtur për një vit, për respekt të hetimeve. Tahiri shprehet se, kërkoi të hetohet edhe në Itali. Tahiri vazhdoi më tej duke thënë se, nuk e ka humbur shpresën se, një ditë e vërteta do të dalë në shesh. Ndërkohë sipas tij, politika çdo ditë nxirrte të pavërteta dhe pisllëqe. Pasi nisi hetimi nga Italia, ish-ministri shprehet se, në përfundim Gjykata Italiane miratoi kërkesën për pushim hetimi./K.C/dritare.net