Ta bëjmë Shqipërinë si Korça!

Kur hyn në Pazarin e Korçës, të duket sikur ke hyrë në një skenë filmi, jo më kot aty janë xhiruar 5 filma. Aty gjen gjithçka, të shkuar, të ardhme, nostalgji, ëndrra, shije dhe ngjyra. Vetëm një librari dhe çaj mali nuk gjen.

Po Pazari nuk ka mbaruar ende. Vetëm ka marrë udhë. Duke i bërë udhë çdo Pazari të vjetër nëpër Shqipëri dhe duke konkurruar fort, sivëllain në Tiranë.

Pastaj është Parku, që ngjan si një copë lulishte vërdallë Vila Borghese. Po më e bukur.

Dhe sheshi qendror që dikur mbante era qepë Korçe, tani ka një teatër që Tirana nuk e ka parë as në ëndrrën me të guximshme.

LEXO DHE :  Bebe Rexha: Nëse nuk bëj këtë veprim në koncert, përformanca ime nuk vlen!

Dhe aty përballë rri kulla. Me të vërtetë e keni që nuk ju pëlqen?! Ti mund ta njohësh Korçën, mund edhe ta duash, po kur të hipësh te Kulla, mund ta shohësh, të gjithin, qytetin që ia doli të mbetet qytet, të kthehet në destinacion udhëtimi kulturor, kulinar dhe estetik.


Të pres në Korçë këtë fundjavë! Kemi ende për të treguar./ Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.