Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat mbi të cilët rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Mes tyre është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, mbi të cilin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Për të prokuroria ka kërkuar dënim me tre vjet burg. Gjithashtu prokurori i çështjes, Erjon Shehaj, ka kërkuar në gjykatë dënimin me 2 vite burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës të ish-nënkryetarit të Bashkisë Enver Hafizi. Ndërkohë, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, është kërkuar 4 vjet burg./L.F-dritare.net