Superushqimet

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

SPIRULINA

SPIRULINAR 2

Është burimi më i mirë i proteinave vegane. Spirulina përmban rreth 60% proteina, duke e krahasuar me mishin e viçit apo të pulës, të cilat kanë përafërsisht 20% proteina secili. “E kompletuar” me proteina do të thotë̈ se ajo përmban të tetë aminoacidet esenciale që trupat tanë̈ kanë nevojë të lulëzojnë. Ajo ka dhe rreth 10 aminoacide jo esenciale që luajnë̈ një rol të rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Spirulina është e pasur me acide yndyrore esenciale (omega 3, 6 dhe 9). Sidomos omega 3, i cili luan rol kyç në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e kolesterolit të keq, uljen e depresionit, artritit, osteoporozës dhe diabetit. Peshku shpesh është njohur për përmbajtjen e tij me omega, por ajo që është anashkaluar është fakti se peshqit i marrin omegat e tyre nga algat e tilla si Spirulina. Spirulina është burimi i njohur me vitamina B12. Ajo ka përafërsisht 3mcg për çdo gram. Vitamina B12 është esenciale për metabolizmin e çdo qelize të trupit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe zhvillimin e indeve nervore të shëndetshme. Është burimi më i njohur me beta-karoten. Beta-karoten është një̈ antioksidant i fuqishëm që organet tona e konvertojnë në vitaminë A. Vitamina A është e rëndësishme për dhëmbë të shëndetshëm, indet skeletore dhe të buta, mukozën, lëkurën dhe sytë. Spirulina ofron minerale të tilla si hekuri, kalciumi, fosfori, jodi, magnezi, zinku, seleni, bakëri, kromi dhe kaliumi. Spirulina absorbohet lehtë nga organizmi ynë. Kjo do të thotë̈ se ajo është jashtëzakonisht e lehtë për tu tretur, duke e bërë që gjithë̈ elementët e saj ushqyes të thithen lehtësisht nga trupi jonë. Mund ta shtoni atë̈ në formë pluhuri në lëngjet apo smoothit që konsumoni përditë.

MORINGA

MORINGA 2

Moringa është një bimë e zonave nën Himalaje të Indisë, Pakistanit, Bangladeshit, dhe Afganistanit. Të gjitha pjesët e bimës janë̈ përdorur në mjeksi si gjethet, lulet, frutat, farat dhe rrënjët. Moringa përmban proteina, vitamina dhe minerale. Moringa është përdorur kryesisht për rënien nga pasha (obezitet) dhe personat e kequshqyer. Për anemi, artrit dhe reumatizëm, astma, kancer, kapsllëk, diabet, diarre, epilepsi, dhimbje stomaku, ulçer, dhimbje koke, probleme të zemrës, presion të lartë të gjakut, gurët në veshka, mbajtje fluide, çrregullimet tiroide, bakteriale, kërpudhore, virale, dhe infeksionet parazitare. Moringa është përdorur gjithashtu si një afrodisiak, për të reduktuar ënjtjet, për rritjen e sistemit imunitar dhe për të shtuar prodhimin e qumështit të gjirit.

LEXO DHE :  Lëngu i qepës kundër njollave të moshës, një mrekulli

Përdorimi: Në çdo ushqim. Në dietën tuaj fillohet me 1⁄2 lugë çaji duke e shtuar gradualisht deri në një lugë gjelle disa herë në javë.

MAKA E KUQE

MAKA E KUQE

Maka e kuqe për fertilitetin femëror. Maka e kuqe është vërejtur se ka efektet më të mira përsa i përket fertilitetit femëror duke ndikuan në rregullimin e hormoneve. Ka shije më të mirë. Ka një shije të ëmbël nga të gjitha ngjyrat e tjera. Shija e saj e ëmbël e bën të përdorshme dhe në vend të sheqerit. Është e përshtatshme dhe për fëmijët (e të gjitha moshave) për të shijuar këtë superushqim. Përmban 18 acide yndyrore, të gjitha aminoacidet, 12 minerale, 8 vitamina dhe 4 glukosinolate të veçanta. Maka e kuqe është shumë e mirë për vlerave ushqyese dhe shëndetësore si balancimi hormonal, rrit energjinë dhe përmirëson humorin (gjendjen shpirtërore). Maka e kuqe përmban më shumë fitonutrient sesa të gjitha ngjyrat e tjera (maka e bardhë, e zezë, etj). Nga analizat shkencore rezulton se ka nivelin më të lartë të ushqyesve dhe ka funksion antioksidant dhe anti tumoral për trupin. Shumë e mirë kundër plakjes. Maka e kuqe për mbrojtjen e prostatës. Një studim i publikuar në “Journal Reproductive Biology and Endocrinology” në vitin 2005, zbuloi se maka e kuqe ishte në gjendje të reduktonte sasinë e prostatës së pashëndetshme. Maka e kuqe për shëndetin e kockave. Një studim i vitit 2010 nxori rezultatin se maka e kuqe ishte më e mira nga të gjitha ngjyrat e tjera (maka e bardhë, e zezë, etj), për kocka të forta./dritare.net/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.