Superaksioni/ Arrestohen 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë janë arrestuar ditën e sotme, pas një superaksoni të realizuar nga  Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës së bashku në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe Departamentin për Krime të Rënda .

“Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle)”, thuhet në raportin e Policisë.

Deklarata e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

LEXO DHE :  Reforma e pensioneve nga Macron/ Franca paralizohet nga një grevë mbarëkombëtare

Të dyshuarit e arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.

N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.

L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.

E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.

L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.

  1. viti i lindjes 1983 f.k.sh.

F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.

A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.

A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.

N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.

A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.

Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.

D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.

B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.

A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.

L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.

H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.

A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.

P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./ I.M-Dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.