Sidoqoftë, ata mund të të vjedhin vetëbesimin në momentin që humbin rolin e tyre dhe zmadhohen, duke krijuar një pamje jo estektike në lëkurën tuaj.Pra në mënyrë të përgjithshme poret, zmadhohen në momentin që ata irritohen.Shumë prej tyre mund të bëhen të dukshme sidomos në hundë, ku mblidhet shumë yndyrë poshtë lëkurës suaj. Meshkujt dhe femrat me lëkurë me yndyrë, janë të prirur të kenë më shumë pore. Veçanërisht nëse po qëndron shumë afër dikujt, s’ka dyshim që personi tjetër po t’i dallon poret.
Vendos kube akulli në lëkurë
Kubet e akullit mund të zvogëlojnë poret e lëkurës në sekonda. Kjo gjë mund të bëhet në momentin që e ke pastruar lëkurën, dhe asnjë papastërti të mos përfundojë në fytyrën tënde, transmeton dritare.net.
Laje me ujë të ngrohtë
Kur përdor ujin e ngrohtë për të larë fytyrën, mund të hapë poret e lëkurës dukie hequr papastërtitë në fytyrë.
Apliko vezët si maskë
Duke masazhuar me vezë fytyrën, dhe duke e lejuar të thahet do të jetë një minimizues poresh i mahnitshëm.
Apliko me sheqer dhe vaj ulliri
Kjo përbërje ndihmon në eliminimin e mbetjeve dhe për aksesimin e poreve brenda. Në momentin që do të pastrohet poret tuaja do të jenë padyshim më të vogla. Thjesht duhet të kombinosh 2 lugë sheqer me një lugë vaj ulliri. Përpiqu ta përdorësh këtë 2-3 herë në javë./dritare.net