Supa e vjehrrës

Në adresën e redaksisë sonë erdhi një recetë nga një zonjë, të cilës ia kishte mësuar vjehrra e saj. Për këtë arsye edhe ne e emërtuam si “Supa e vjehrrës”. Supa ka një shije të shkëlqyer, me bazë kosin dhe mishin e grirë. Provojeni edhe ju dhe nuk do mbeteni të zhgënjyer.

Për 4 persona nevojitet:

1 qepë

Mish të grirë sipas dëshirës

1 litër kos

2 lugë gjelle miell

2 të verdha veze

3 lugë gjelle vaj

Kripë

Piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin dhe qepën e grirë hollë. I skuqim aq sa qepa të marrë ngjyrë ari. Shtojmë mishin e grirë dhe i gatuajmë bashkë derisa mishi të marrë një faqe. Shtojmë një gotë ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të avashtë derisa uji të shterojë.

Ndërkohë në një enë tjetër rrahim dy të verdhat e vezëve, miellin dhe kosin. Shtojmë kripë dhe piper të zi sipas dëshirës. Këtë masë homogjene e hedhim tek mishi i porsa gatuar dhe i trazojmë derisa të marrë valën e parë. E heqim nga zjarri dhe e shërbejmë në pjata të thella duke i shtuar edhe pak piper sipër, sipas dëshirës./dritare.net/

Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.