Sulmi terrorist pranë autobusëve të ushtarëve në Turqi, arrestohen 7 persona
E Shtunë 17 Dhjetor 2016, 16:04
Dritare.net
Si pasojë 13 ushtarakë gjetën vdekjen, ndërsa 56 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin.
Ndërkaq 7 persona janë arrestuar nga policia turke si të dyshuar për sulmin terrorist pranë autobusit në qytetin e Kajserit të Turqisë qendore.
5 persona të tjerë janë shpallur në kërkimnjoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme Süleyman Soylu.
Ai tha se është identifikuar terroristi dhe se numri i të plagosurve është rritur me 1, duke shkuar në 56 të plagosur gjithësej. 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.