Panine me karota dhe pulë
Një “kompromis” që do t’u pëlqejë dhe fëmijëve. Si fillim, piqni një fetë pulë dhe hidhini vaj, kripë dhe rigon. Lyejeni bukën me salcën që pëlqeni, shtoni fletë jeshile, fetën e pulës, karotë e prerë hollë, kripë dhe piper dhe mbylleni.
Panine me omëletë
Përgatisni një omëletë me vezë, parmixhano të grirë, borzilok i grirë dhe pak kripë. Prijeni në feta të holla një kungull dhe hidhini vaj ulliri, piper dhe pak lëng limoni. Mbusheni paninen me përbërësit e përgatitur.
Panine me karkaleca dhe karota
Zgjidheni bukën e butë dhe kalojeni në toster. Skuqini karkalecat në pak vaj për 5 minuta. Prijeni në feta të holla karotën dhe hidhini vaj, kripë dhe piper dhe mbusheni paninen me karkaleca, karotë dhe finok të prerë hollë, së bashku me salcën që pëlqeni.
Panine me rikota dhe domate
Përziejeni rikotën e freskët me fletë borziloku të grira me vaj. Ndërkohë vendosini fetat e domateve të thara të lyera me vaj në bukën e lyer me rikotë. Mund të shtoni dhe ullinj, të cilëve ua keni hequr bërthamën.
Disa këshilla:
*Shoqërojini paninet me pije të freskëta dhe mundësisht jo alkoolike. Mund të zgjidhni fruta të freskët ose perime dhe t’i përgatisni që në shtëpi si përshembull: karota, selino ose xhenxhefil ose kivi, limon dhe mollë.
*Për një shije më të mirë përgatitini perimet e pjekura dhe të marinuara një ditë më parë. Shija e tyre do të jetë më e mirë dhe më e plotë.
*Ruajini paninet në frigorifer për të evituar nxehtësinë e cila mund t’i prishë disa përbërës.