Sudimet: Qeset e çajit lëshojnë miliarda grimca plastike, në filxhan
Dritare.net
Studiuesit kanadezë zbuluan se lëshonin lëndë të larta mikroplastike në ujë.
Mikroplastikat janë gjetur gjerësisht në mjedis, në ujë çezme dhe shishe, dhe në disa ushqime, informon dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se grimca të tilla nuk duket se paraqesin rrezik, por shtoi se ky konstatim ka ardhur sipas disa kërkimeve të pathelluara.
Studiuesit, nga Universiteti McGill në Montreal, Kanada, gjithashtu kërkuan më shumë hetime mbi efektet shëndetësore të mikroplastikës.
Për studimin, ata blenë katër çajra të ndryshëm komercialë, të paketuar në qese plastike.
Shumica e qeseve të çajit janë bërë nga letra, por disa markave kanë kaluar në përdorimin e një lloji rrjetë plastike në vend të letrës.
Ata zbuluan se një qese çaji plastike lëshonte rreth 11.6 miliardë grimca mikroplastike dhe 3.1miliardë grimca nanoplastike më të vogla në ujin e nxehtë. Grimcat janë plotësisht të padukshme për syrin e lirë, informon dritare.net.
Studiuesja Laura Hernandez thotë se ata ishin të befasuar nga sasia e lëshuar në krahasim me të dhënat e regjistruara nga studimet e tjera për mikroplastikën.
Ajo thotë se mospërputhja mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se ata u përqendruan në vogëlsinë e grimcave, mikroplastikat, të cilat kanë të bëjnë me trashësinë e një qime, dhe nanoplastikët, të cilat janë një mijë herë më të vogla, informon dritare.net
Hernandez tha se ky studim është një shans për konsumatorët, që të bëhen më të vetëdijshëm për blerjet e tyre./E.B-dritare.net