Studimi/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ndihmon në përmirësimin e kujtesës
Dritare.net
A i harroni gjithmonë gjërat? A keni një kujtesë të lëkundur? Ndoshta duhet të bësh seks. Më shumë seks. Ndoshta lidhja nuk do të jetë aq e drejtpërdrejtë, por ka bazat e saj: sipas studimeve të ndryshme funksionet e trurit ndikohen nga aktiviteti seksual. Midis tyre, kujtesa do të përfitonte veçanërisht nga një sferë e gjallë erotike.
A ndihmon seksi kujtesën?
Epo, nëse je brejtës, ka shumë mundësi. Dritare.net ju sjell një studim të vitit 2010, i cili tregoi një zhvillim më të madh të aktivitetit neuronal në hipokampus te minjtë që ishin të angazhuar në aktivitetet e përditshme seksual, në krahasim me disa të tjerë sfera erotike e të cilëve ishte sporadike. Hipokampusi është rajoni i trurit i lidhur me kujtesën.
Por ka edhe studime të kryera mbi njerëzit. Një hulumtim kanadez i publikuar në “Arkivat e Sjelljes Seksuale” zbuloi se gratë që kanë marrëdhënie seksuale më të shpeshta përmirësojnë aftësinë e tyre për të kujtuar fytyrat dhe fjalët. Studimi gjithashtu gjeti në këtë rast se indet nervore të hipokampusit rriten nëse aktiviteti erotik është i konsiderueshëm. 78 gra heteroseksuale nën moshën 30 vjeç u ekzaminuan dhe iu nënshtruan testeve të kujtesës, si dhe pyetësorëve për jetën e tyre seksuale. Dhe doli se gratë më aktivitet seksual më të lartë ishin edhe më të mirat në stërvitjet e kujtesës. Sidomos në ato që lidhen me njohjen e fytyrës dhe memorizimin e fjalëve.
Dhe përsëri, një studim i kryer nga Universiteti i Manchesterit, kësaj radhe për njerëzit e moshës 58-98 vjeç, ka gjetur një kapacitet më të madh të trurit në ata që pohonin se kishin marrëdhënie seksuale rregullisht. Me pak fjalë, erotizmi mund të jetë një antidot i shkëlqyer për degjenerimin e trurit te të moshuarve.
Korrelacioni i saktë midis seksit dhe kujtesës (në përgjithësi, aftësitë njohëse) ende nuk është shpjeguar. V.D/Dritare.net/