Studimi: Koronavirusi është më infektues sesa SARS dhe MERS
Dritare.net
Studimi zbuloi se koronavirusi ishte më infektues/ngjitës sesa virusi SARS apo MERS. Por gjithashtu është zbuluar se COVID-19 nuk është me pasoja aq fatale për secilin rast të konfirmuar nga infektimi.
Nga 44.672 raste të konfirmuara, studimi kinez tregonte se tha se kishte 1.023 vdekje. Pra, një normë vdekshmëri me 2.3%.
Për krahasim, SARS kishte një normë vdekshmërie me 9.6% gjatë shpërthimit në vitin 2003, ndërsa MERS arriti shkallën e vdekshmërisë në 35%.
Koronavirusi ka infektuar më shumë persona sesa SARS dhe MERS, dhe numri i të vdekurve prej tij i ka kaluar dy viruset. Përhapja e SARS u mori jetën 774 personave, ndërsa MERS ka sjellë vdekjen e 828 personave në vitin 2012.
Ndërkohë, numri i fundit i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur të shkojë mbi 1.800 persona./E.B-dritare.net