Studentja: Rektori nuk është mbret që të mos shkarkohet. Si i përgjigjet Rama!
Dritare.net
“Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët.",- u shpreh studentja. Ndërkohë nuk ka munguar as ironia nga ana e kryeministrit, i cili u shpreh se, rektori nuk është nuk është mbret, por është më rehat se çdo mbret.
“Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër. Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë. Rektorin e keni aty, më afër se Ministria. Sidoqoftë nuk është për të shmangur përgjegjësinë por për të shpjeguar dhe ilustruar që autonomia është edhe përgjegjshmëria juaj.”,- tha Rama./K.C/dritare.net