Por çfarë po ndodh mes tyre kohët e fundit??
Siç duket marrëdhënia mes çifti nuk po ecën siç duhet, duke prishur kështu edhe planin e tyre të martesës. Dyshohet se, Stresi është ndarë nga e fejuara e tij, 10 vjet më të re, kjo pasi të gjitha fotot në Instagramin e Stresit me Kejsin janë fshirë.
Ndërkohë, Stresi i ftuar në emisionin “Fun Day” është shprehur se, ky është thjesht një keqkuptim, pasi ata nuk janë ndarë. Stresi thotë se, i kanë vjedhur Instagramin dhe hakerat ia kanë fshirë të gjitha fotot me të fejuarën. Sipas tij momentalisht, Instagramin nuk e ka as ai as hakerat.
A është kjo e vërtetë? Epo duhet të presim, koha do ta tregojë./K.C/Dritare.net