Strazimiri: Edi Rama nis kërcënimin e mësuesve në Dibër me njoftim largimi
Dritare.net
“Edi Rama është hedhur në aksion për të kapur, dhunuar e blerë votën e qytetarëve te Dibrës. Ai po përdor cdo mercenar e cdo instrument që ka në dorë për të mos lejuar votën e lirë të qytetarëve, sepse e di mirë se cili është gjykimi i popullit për të, e di mirë se e pret ndëshkimi i popullit për qeverisjen e tij të varferise, papunesise, korrupsionit dhe krimit. Spikat së fundmi, drejtori i Arsimit në Dibër, Drin Gjeci, i cili thërret arsimtarët në zyrë, duke i kërcënuar me njoftime për largim nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë. Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani”, tha Strazimiri.
Më tej, deputeti i PD-së i bëri thirrje prokurorisë që të nis menjherë hetimet për rastin në fjalë.
“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë drejtor të korruptuar që kërcënon qytetarët me vendin e punës, në këmbim të votës. Ju bëjmë thirrje arsimtarëve të Dibrës dhe po kështu edhe të gjithë punonjësve të sektorit publik të refuzojnë me përbuzje këto kërcënime kriminale. Këto janë grahmat e fundit të një bande që kërkon me cdo mjet të zgjasë ditët e saj”, shtoi Strazimiri.