Strategji për të paketuar frigoriferin e plazhit që të zgjasë gjithë ditën

Paketimi i frigoriferit të plazhit është një formë arti. Nuk bëhet fjalë vetëm se çfarë fusni brenda, por si e paketoni.  Ju nuk doni thjesht t’i ruani ushqimet sa më mirë, por dhe t’i mbroni mos të shtypen.
Që të shmangni prishjen e ushqimeve, ndiqni këto strategji që ftohësi të zgjasë gjatë gjithë ditës.

1.Ftohni para se të paketoni
Nëse doni që ushqimet apo pijet tuaja të qëndrojnë sa më gjatë të freskët, çelësi është t’i fusni të ftohtë në frigoriferin portabël. Çka do të thotë së pari të fusni shishe me ujë të ngrirë.

2. Ndërtojeni bazën me akull dhe birra
Krijoni një shtresë me shishe në fund të ftohësit. Jo vetëm shërben si bazë për të vendosur ushqimet, por dhe qëndrojnë të freskëta gjatë gjithë ditës.

3. Më pas vendosni produktet e mishit (dhe më shumë akull)
Sanduiçët dhe çdo gjë që ka të bëjë me mishin vijnë më pas dhe duhet të jenë të paketuar hermetikisht, larg lagështisë.

4. Përça dhe sundo
Në njërën anë të ftohësit vendosni ushqimet delikate q nuk doni që t’ju shtypen si frutat e prerë, sanduiçët e parapërgatitur,  ndonjë sallatë paste dhe ëmbëlsirat. Në anën tjetër vendosni një shtresë më vete me birra dhe pije. Do t’a keni të lehtë t’i merrni pa dashur të gërmoni në ftohës.

5. Shtoni akull
Përfundojeni duke hedhur akull sipër dhe tundeni lehtë derisa të mbushet i gjithë ftohësi me akull.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.