U zbulua në Katar 2022, Liverpool merr yllin e Holandës për miliona euro!
E Martë 27 Dhjetor 2022, 12:12
Dritare.net
Klubi i futbollit në Holandë njoftoi se Cody Gakpo do të jetë lojtari më i ri në Liverpool. Blerja e 23 vjeçarit nga Liverpool ka kushtuar 42 milion euro.
Ai është zbuluar në “Katar 2022”, ku u pa se shkëlqeu me klubin e Holandës. Kjo bëri që futbollisti Gakpo të kishte një lëvizje të madhe për në futbollin e Premier Ligue.
"PSV dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo. Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t'i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit", njofton PSV në një komunikim.
Kontrata e tij do të jetë deri në 2026. Gakpo ka dalë nga moshat e PSV dhe ishte një nga lojtarët më të mirë që Holanda ka patur në dispozicion./dritare.net