Tirana mund Partizanin, tifozët jashtë kontrollit në stadium!
E Shtunë 7 Maj 2022, 21:09
Dritare.net
Tirana është matematikisht kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore. Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme me raste e gola fantastikë në “Elbasan Arena”.
Pas suksesit, tifozët hynë në fushë duke i kërkuar lojtarëve fanellat e tyre dhe duke bërë foto me secilin prej tyre, megjithaë situate ka dalë jashtë kontrollit teksa tifozët e Partizanit janë përplasur me forcat policore.
Situata është tensinuar teksa pankinat kanë marrë flakë nga mjetet priteknike dhe tifozët kanë nisur të shkatrrojnë ulëset e stadiumit./M.K/dritare.net