Superkupa e Shqipërisë/ Teuta fiton trofeun për herë të parë!
E Hënë 31 Gusht 2020, 22:10
Dritare.net
Fitorja me Tiranën këtë mbrëmje i dha Teutës trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Kjo është hera e parë që ky ekip rrëmben një trofe të tillë, duke e bërë ngjarjen historike. Ndeshja përfundoi 1-2. Rubin Hebaj ishte ai që i dha fitoren Teutës, duke shënuar dy herë. Tirana ishte me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi./L.F-dritare.net